Ditet e fundit ne opinionin sportiv shkodran apo dhe ne media te ndryshme ka qarkulluar lajmi se drejtuesit e Vllaznise kishin shprehur deshiren qe portieri i skuadres se tyre per sezonin e ardhshem te ishte Bekim Rexhepi.

Njeriu qe ka mbrojtur porten e Skenderbeut te Korçes ne dy sezonet e fundit, dihet qe eshte ne pronesi te ekipit Shkendija e Tetoves, por nderkohe ende nuk eshte e qarte se cili do te jete destinacioni i tij i ardhshem sepse me Skenderbeun e ka mbyllur.

Gazeta “Shkodra Sport” e ka kontaktuar 25 vjeçarin nga Shkupi ne lidhje me zerat qe e ofrojne ate me Vllaznine dhe pergjigja e Rexhepit ka qene: “Te them te drejten, une peresonalisht nuk di asgje ne lidhje me ndonje interesim te Vllaznise ndaj meje.

Me mua nuk ka kontaktuar askush nga klubi Vllaznia. Mbase mund te kete patur biseda mes klubeve, por e perseris, une nuk kam asnje informacion ne lidhje me kete teme”.

Prononcimi ekskluziv i portierit te Skenderbeut, ne njefare menyre eshte ne te njejten linje edhe me deklaraten e trajnerit Josa apo dhe pjestareve te tjere te Vllaznise qe e konsideruan nje lajm te tille si “thashethem merkatoje”.
Maringlen ZHIVANI