Java e 30-te e Kategorise Superiore do te nise neser kur do te zhvillohen dy ndeshje dhe per te vazhduar te dielen me tre ndeshjet e fundit te saj.

Pritet qe te jene disa ballafaqime shume interesante ne mes skuadrave dhe kuptohet qe parashikohen edhe surpriza ne ndonjeren prej tyre. Ish- portieri i Vllaznise dhe njekohesisht portieri aktual i Murlanit, Erind Selimaj, ekskluzivisht ka bere nje prognoze te ndeshjeve te kesaj jave.

Per te, kjo ndeshje do te dhuroje 3 fitore te skuadrave vendase dhe 2 barazime, nderkohe qe ka “fshire” shenjen “2” nga skedina e kesaj jave. Ja si i parashikon Selimaj ndeshjet e javes se 30-te:

VLLAZNIA- PARTIZANI 1
Mendoj se Vllaznia ka me shume shanse dhe mundesi per ta fituar kete ndeshje.

KUKESI- LAÇI 1
Kukesianet edhe me stadiumin e ri do te jene me prane fitores sepse kane me shume arsye per ta bere kete gje.

TIRANA- KASTRIOTI 1
Tirana po tregon se nuk ka nder mend te toleroje asnje kundershtar dhe si rrjedhoje do fitoje edhe kete here ndaj Kastriotit.

SKENDERBEU- EGNATIA X
As njera skuader dhe as tjetra nuk do te munden dot ta fitojne kete ndeshje, por me e kenaqur do te dale nga barazimi Egnatia.

DINAMO- TEUTA X
Dinamo eshte thuajse e rene, por edhe Teuta po kalon momente jo te mira prandaj e shoh me shume si nje barazim kete perballje./SHKODRA-SPORT.COM/