Redon Mihana është një objektiv i Vllaznisë për të përforcuar repartin e sulmit. Mesfushori luan në të dy krahët e ofensivës, teksa afrimi i tij do të shtonte konkurrencën për Liridon Latifin.

Në një prononcim ekskluziv për “Shkodra Sport”, talenti i Apolonisë “konfirmon” dëshirën e tij për t’iu bashkuar kuqebluve, megjithate deri ne keto momente duket se ende nuk ka levizuar asgje.

“Shkodra Sport” kontaktoi me Mihanën, i cili u shpreh shumë shkurt se shpreson që e ardhmja e tij të jetë te Vllaznia.
“Afrim i imi te Vllaznia? Shpresoj të bëhet. Jemi në bisedime akoma. Shpresoj të mbyllet sa më shpejt një gjë e tillë”,-tha shkurtimisht për “Shkodra Sport”, ish-mesfushori i Dinamos, Redon Mihana.

Në vazhdim, mund të ketë të reja, por gjasat janë që Redon Mihana shumë shpejt të jetë futbollisti më i ri i Vllaznisë. Vete trajneri Josa e la te hapur mundesine e perforcimeve vetem ne repartin e sulmit dhe Mihana eshte nje opsion per te.

Mosardhja e Shefit Shefitit e shton mundesine qe Mihana te vesh fanellen e Vllaznise, por per te problem duket se eshte kartoni i tij te cilin e zoteron serish Apolonia dhe per kete arsye, duhet ta zgjidhe kete problem me drejtuesit fierake.
Maringlen ZHIVANI