Sfida e shumepritur Vllaznia- Laçi po afron. Tashme kane mbetur edhe vetem pak ore nga starti i saj dhe kuptohet qe asnjeri ekip nuk ka se çfare te ndryshoje me ne pergatitjen e kesaj ndeshje. Gjithçka do te varet nga performanca e lojtareve ne fushen e lojes.
Trajneri i njohur shkodran Samuel Nikaj e sheh kete takim si shume delikat dhe sipas tij, me shume mundesi ai do kete edhe shtesa, pse jo edhe 11-metersha per te shpallur fituesin. Nje mendim te tille ai e ka dhene ne prononcimin ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport”. Per me shume lexoni intervisten e dhene per gazeten tone:
– Nikaj, si e shikoni sfiden e sotme ne mes Vllaznise dhe Laçit?
Eshte nje ndeshje ne mes dy ekipeve me cilesore te kampionatit. Normalisht pritet ndeshje me nivel te larte pasi ne loje eshte nje trofe. Te dyja skuadrat kane pikat e forta dhe te dobeta dhe ne qofte se tek Vllaznia eshte ne loje Europa dhe ka presion, tek Laçi ndodh e kunderta, luan pa presion pasi Europen e ka te sigurte. Ky fakt vlen te shihet si do ndikoje tek skuadrat.
– Ju besoni ne nje fitore te mundshme te Vllaznise?
Perderisa ka dale ne finale mendoj qe ka force dhe ta fitoje finalen. Vllaznia ka individe shume te mire por varet si do sillen si grup. Nese ka loje grupi dhe motiv maksimal, cilesia nuk mungon dhe normal kupa mund te vije ne Shkoder.
– Kush mendoni se eshte pika me e forte e saj?
Vllaznia ka pike te forte traditen dhe disa individe te spikatur qe mund te fitojne nje ndeshje nga hiçi, por perballe kemi nje skuader te mireorganizuar sidomos ne planin organizativ.
– A do ndikojne tifozet tek ndeshja?
Tifozet kane rol shume te madh ne nje finale si kjo dhe jo me kot quhen lojtari i 12-te, por tifozet e vllaznise duan stimul te madh qe te organizohen dhe perderisa eshte nje kupe ne mes, besoj tifozet do organizohen maksimalisht. Kur eshte fjala per tifozet, duhet te na vije ne mendje ndeshja kunder Tiranes per mbijetese, nje superatmosfere qe vetem shkodranet dine ta bejne.
– Se fundi, nje parashikim i juaj per kete finale…
Duke pare organiken e skuadrave, trajneret dhe rendesine e ndeshjes, shoh 120 minuta loje dhe ndoshta dhe penallti per te percaktuar fitusin qe shpresoj te jete Vllaznia.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI