HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE/ UEFA gjobit sërish Vllazninë për sjellje të gabuar të tifozëve

EKSKLUZIVE/ UEFA gjobit sërish Vllazninë për sjellje të gabuar të tifozëve

Vllaznia nuk mund t’i shpetoje dot denimeve nga UEFA ne çdo pjesmarrje te saj europiane, ndonese masat organizative nga viti ne vit kane ardhur duke u permiresuar dhe thuajse jane perfekte.

Megjithate ndeshja e disa fishekzjarreve nga ana e tifozeve shkodrane ne fundin e ndeshjes Vllaznia- Linfield e vlefshme per turin e pare te “UEFA Europa Conference League”, do t’i kushtoje klubit shkodran nje gjobe prej 4500 eurosh.

Gazeta “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se ky eshte vendimi i marre nga Komisioni i Disiplines prane UEFA-se i marre diten e sotme, i cili i eshte vene ne dispozicion edhe klubit shkodran.

Padyshim qe keto denime nuk jane aspak te mira sepse ne fund te fundit atmosfera ne stadiumin “Loro Boriçi” ka qene e shkelqyer, ndonese Vllaznia nuk u kualifikua per ne turin e dyte te ketij kompeticioni, megjithate keto jane rregullat dhe kuqeblute duhet ta paguajne kete shume brenda 90 ditesh.

Megjithate ne krahasim me vitet e kaluara masat ndeshkuese nga institucioni i futbollit europian kane ardhur duke u reduktuar, kjo fale punes se mire organizative te klubit shkodran, por edhe ndergjegjesimit te vete tifozeve./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments