Shume emra ne diskutim, por duket se me njerin eshte arritur akordi. Vllaznia mesa duket eshte shume prane firmes me nje sulmues qe vjen nga Maqedonia e Veriut.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se behet fjale per Bujar Hajdarin. Ai ende nuk i ka mbushur 21 vjeç dhe eshte i gjate 1.92 metra. Drejtuesit kuqeblu e konsiderojne nje element te perspektives dhe nje zevendesues ideal per Balajn.

Gazeta po ashtu meson se lojtari ne sezonin e fundit ka luajtur me ekipin FK Skopje te Superliges maqedonase dhe ka qene ne fushe ne 27 ndeshje, duke shenuar njekohesisht edhe 6 gola dhe dhene nje asist.

Hajdari gati gjysmen e ndeshjeve i ka nisur si titullar me kete skuader te Superliges maqedonase dhe mosha e tij e re si dhe te dhenat fizike e tekniko- taktike, kane bere qe drejtuesit e Vllaznise ta ndjekin me kujdes dhe te tentojne ta bejne pjese te tyre.

Madje mesohet se sulmuesi shqiptar nga Shkupi diten e sotme ka mberritur ne Medjugorje duke iu bashkuar ekipit te Vllaznise ne stervitje. Si rrjedhoje mesa duket pritet vetem kthimi i ekipit ne Shkoder, per te hedhur edhe firme ne kontrate./SHKODRA-SPORT.COM/