Marrin fund problemet per ekipin e volejbollit te meshkujve te Vllaznise. Ai ka qene nder te paktit ne klubin shumesportesh Vllaznia qe ende nuk ishte shnderruar ne shoqate siç e kerkon edhe ligji.

Por nga sa mesohet, me ne fund, komuniteti i volejbollit e ka gjetur nje zgjidhje duke ofruar ne krye te tij nje ish- volejbollist, por edhe biznesmen te njohur.

Behet fjale per Aleksander Leqejzen. “Shkodra Sport” meson se para pak ditesh ai eshte paraqitur para skuadres tashme ne rolin e presidentit te shoqates. Bashke me te, kane qene edhe dy biznesmene te tjere, Mark Kushi dhe Gjergj Leqejza.

Natyrisht qe ky eshte nje lajm i mire sepse te tre ata vijne perpos fushes se biznesit, edhe nga pervoja e meparshme ne sport teksa vellezerit Leqejza jane marre me volejboll (Aleksandri madje eshte vleresuar si nje nga sportistet e shekullit nga Klubi Vllaznia), ndersa Kushi si ish- hendbollist.

Afrimi i tyre prane volejbollit te meshkujve pritet t’i jape mbeshtetjen e duhur financiare perpos asaj te Bashkise Shkoder dhe te gjithe shpresojne qe Vllaznia te kthehet shume shpejt ne nje ekip konkurrues per fitimin e trofeve.

Por kjo nuk do te jete e lehte sepse koha ne dispozicion nuk eshte e mjaftueshme per te gjetur lojtaret e duhur sepse nisja e sezonit te ri eshte ne prag. Perpos kesaj, nga ekipi ka patur edhe largime teksa se fundi Tuad Drinazi ka kaluar ne Kosove.

Megjithate afrimi i ketyre biznesmeneve ne krye te ekipit te meshkujve eshte nje ogur i mire dhe me siguri qe e ardhmja do te jete e ndritur per te./SHKODRA-SPORT.COM/


Ne foto presidenti i ri i Vllaznise, Aleksander Leqejza ne momentin kur u shpall “sportist i shekullit”