Elbasani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në luftën për titullin kampion, pasi ka mundur një rival direkt si Dinamo për të lënë pas blutë e Ilir Dajës e për t’iu afruar më shumë kreut.
Gjithçka erdhi falë një pjese të parë të shkëlqyer, ku Elbasani shënoi shpejt me Diallo pas një gafe të Teqjes e më pas dyfishoi shifrat po me sulmuesin edhe pse ai gaboi një penallti.
Në vijim, Elbasani mendoi të administronte lojën dhe të thumbonte me kundërsulme, duke shpërdoruar disa herë mundësi të mira për të shënuar një gol të tretë. Ndërsa nga ana tjetër. Dinamo goditi një herë traversën me Teikseira, bëri shumë volum loje në pjesën e dytë, por krijoi pak raste para portës së vendasve, duke dalë kokulur pas humbjes 2-0 që komplikon planet e saj në luftën për titullin.
ELBASANI-DINAMO 2-0
5′, 25′ Diallo


