Elseid Hysaj po luan ndoshta ndeshjet e fundit me Lazion. Mbrojtësi shqiptar siç dihet ka kontratë me italianët deri në qershor të vitit 2026 dhe tashmë është në vitin e fundit të bashkëpunimit me skuadrën e Serie A.
Që tani për të kanë nisur edhe interesimet e para për të ardhmen. Sipas mediave italiane bëhet me dije se për shqiptarin në skenë ka dalë një skudër jo shumë e njohur. Bëhet fjalë për Persepolis, ekip që luan në kampionatin Iranian, kampionat ku siç dihet luajnë edhe 2 shqiptarë të tjerë.
Jasir Asani dhe Regi Lushkja aktualisht vazhdojnë karrierën e tyre në Iran, me Hysaj që mund t’i bashkohet kësaj dysheje. Skuadra në fjalë kërkon të përforcojë prapavijën dhe karakteristikat e shkodranit kanë bindue drejtuesit për të tentuar një transferim të mundshëm që në muajin janar.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në javët në vazhdim dhe cila do të jetë oferta për shërbimet e shqiptarit. Ky i fundit aktualisht te skuadra e Lazios përfiton 2.8 milionë euro në sezon.







