E ardhmja e Elseid Hysajt ende është në dyshim. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare kërkohet nga shumë klube italiane si Inter, Roma dhe Milan me këta të fundit që kontaktet i kanë të vazhdueshme.

Sipas “Il Mattino”, nuk përjashtohet mundësia e një rinovimi me Napolin në momentin e fundit. Deri tani shanset jane te pakta qe te ndodhe keshtu, por mbetet nje mundesi.

Gjithsesi Hysaj aktualisht po zhvillon një sezon të mirë me të kaltërit ku në ato paraqitje që ka zhvilluar është pikasur si një nga lojtarët më të mirë në fushë me skuadrën napoletane.

Ne adrese te tij ka patur disa oferta dhe ne fakt menaxheri ka lene te kuptoje se e ardhmja e tij do te jete larg Napolit, por gjithsesi duhet pritur deri ne vere.