Kane luajtur perveçse me Vllaznine, edhe me kombetaren shqiptare, por sot kane zbritur serish ne fushe per te luajtur ndonese e kane lene zyrtarisht futbollin.
E kemi fjalen per ish- futbollistet e njohur Uliks Kotrri dhe Elvin Beqiri. Ata i jane pergjigjur pozitivisht fteses se drejtuesve te FC Basania per te luajtur ne nje ndeshje miqesore ndaj arbitrave te kolegjiumit te Shkodres.
Bashke me ta ka qene edhe fotografi i njohur Mikel Thepina, presidenti i FC Basanias Ermir Shimaj, trajnere te Akademise se ketij klubi dhe pjestare te tjere te stafit te saj.
Interesante eshte fakti se ndonese me lojtare ne moshe me te madhe, FC Basania e ka fituar kete miqesore me rezultatin 3-1 fale dy golave te shenuar nga fotografi Mikel Thepina dhe tjetrin nga trajneri i saj Mario Kola.
Kuptohet qe te kesh ne perberje te ekipit emra si Kotrri e Beqiri, fitorja behet edhe me e lehte dhe keshtu ka ndodhur edhe ne miqesoren e sotme. Ndeshje te tilla ne fakt zhvillohen rregullisht dhe kjo eshte diçka shume pozitive./SHKODRA-SPORT.COM/