Një rezultat surprizë u regjistrua ditën e sotme në miqësoren mes Laçit dhe Besëlidhjes. Skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Armando Cungu, u mposht brenda në shtëpi nga lezhjanët me rezultatin 0-2.

Kujtojmë që Laçi para disa ditësh mposhti Apoloninë në takimin e parë miqësor për vitin 2020, me rezultatin 1-2, ndërkohë që kjo ishte humbja e parë për këtë vit kalendarik.

Beselidhja nga ana tjeter vinte pas humbjes 2-5 ndaj Beselidhjes ne miqesoren e meparshme nderkohe qe sot lezhjanet jane paraqitur krejt ndryshe ne fushen e lojes.

Shkodrani Arsen Hajdari ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 43-të, duke kaluar në avantazh skuadrën e Plorit, ndërkohë që Merdini dyfishoi rezultatin në të 80-tën.

Kuptohet qe keto ndeshje sherbejne ne rradhe te pare per t’i treguar stafeve teknike gjendjen reale te futbollisteve dhe kuptohet qe rezultatet nuk vlejne megjithate shpeshhere jane edhe nje barometer i formes qe kane skuadrat.