Struktura e Akademise Vllaznia thuajse eshte plotesuar perfundimisht teksa mbremjen e sotme klubi shkodran ka bere te ditur edhe emrat e dy trajnereve te tjere qe jane emeruar per drejtimin e tyre.
Keshtu, mesohet se Haris Dalipi ne sezonin e ri do te jete trajner i ekipit U13, ndersa Luan Zmijanej do te vazhdoje te drejtoje ekipin U9. Ja njoftimi i klubit kuqeblu per keto emerime:
“KF Vllaznia bën të ditur se riorganizimi i Akademisë Vllaznia, sa i takon stafit teknik thuajse ka përfunduar. Tashmë janë emëruar edhe trajnerët e dy ekipeve të tjera.
Kështu, Haris Dalipi në sezonin e ri do të jetë trajner i ekipit U13, i cili do të zhvillojë seancën e parë stërvitore ditën e hënë në ora 15:00, ndërsa trajner i ekipit U9 do të jetë sërish Luan Zmijanej. Stërvitja e këtij ekipi do të fillojë pak më vonë sepse edhe kampionati i kësaj grupmoshe starton në një periudhë tjetër.
KF Vllaznia i uron suksese të gjithë trajnerëve në punën e tyre fisnike për të stërvitur dhe edukuar në mënyrën e duhur futbollistët e Akademisë kuqeblu!”