Ditën e sotme, trajneri Ze Maria është larguar zyrtarisht nga drejtimi i Tiranës dhe ashtu siç “VipSport’ kishte njoftuar, po sot është emëruar edhe trajneri i ri i bardhebluve. Ardian Mema do të nisë aventurën e tij në krye të stolit bardheblu, duke i dhënë fund në këtë mënyrë bashkëpunimit me Flamurtarin si zv.trajner.
Lajmi për largimin e Memës u konfirmua nga vetë faqja zyrtare e Flamurtarit në “Facebook”, ndërkohë që prezantimi i tij si trajner i Tiranës, pritet të bëhet gjatë orëve në vazhdim.
Ka qenë vetë Mema, ai i cili ka kërkuar që të largohet nga kuqezinjtë, për të marrë drejtimin e bardhebluve, gjë të cilën kryesia e klubit e ka miratuar.
“Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin e dytë Ardian Mema.
Flamurtari Football Club dhe Ardiam Mema kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes palëve .
Duke e falënderuar për bashkëpunimin, Flamurtari F.C i uron suksese në karrierën e tij si trajner”, shkruhej në njoftimin e klubit.