Edicioni i vitit 2024-2025 për Kategorinë e Parë do të jetë përsëri me 12 skuadra dhe emrat e ekipeve pjesëmarrëse janë plotësuar sot me ndeshjen mes Laçit dhe Flamurtarit që dekretoi qëndrimin e vlonjatëve për një tjetër edicion në këtë kategori.

Nga edicioni që sapo u mbyll janë Flamurtari, Vora, Apolonia, Korabi, Kastrioti, Burreli, Lushnja dhe Besa që kanë qëndruar në të njëjtën kategori. Nga lart, në vend të Elbasanit dhe Bylisit që u ngjitën në Superiore, vijnë Erzeni dhe Kukësi.

Ndërkohë, nga Kategoria e Dytë vijnë Valbona dhe Pogradeci, të cilat kanë marrë vendin e Luzit dhe Tomorit, skuadra të cilat zbritën një kategori më poshtë.

SKUADRAT 2024-2025

Erzeni – Nga Superiorja

Kukësi – Nga Superiorja

Flamurtari

Vora

Apolonia

Korabi

Kastrioti

Burreli

Lushnja

Besa

Valbona – Nga Kategoria e Dytë

Pogradeci – Nga Kategoria e Dytë.