Juventusi i Andrea Pirlos mendohet të ketë disa ndryshime në organikën e futbollistëve ku më kryesorja është rinovimi i grupit të futbollistëve. Dhe, në këtë pikë do të fokusohet edhe merkato.
Por, një përjashtim rregulli mund të quhet Edin Xheko. Sulmuesi boshnjak shihet si personi i duhur për të bashkëpunuar me Ronaldon në ofensivë, por preferohet edhe për shkakun se nuk kushton shumë në krahasim me të tjerët në treg.
Por, në këtë pikë Roma duket se iu ka prishur planet bardhezinjve teksa për 34-vjeçarin kërkon jo më pak se 15 milionë euro.
Një shifër e cila për Juventusin duket e ekzagjëruar dhe të cilën nuk janë të gatshëm ta ofrojnë. Në këtë formë, alternative Xheko është vënë në dyshim dhe bardhezinjtë duhet të tregohen tashmë të vëmendshëm edhe ndaj Milik. /VipSport/