Drejtori sportiv i KF Vllaznia Engin Firat eshte prezantuar sot si trajneri i ri i kombetares se Moldavise. Ai ka dale para mediave dhe ka folur ne lidhje me kete detyre te re qe i eshte ngarkuar per te drejtuar kete kombetare ne dy ndeshjet e fundit eliminatore qe do te zhvillohen ne muajin nentor.

Pra, kontrata e tij aktuale duket se ka te beje vetem me keto dy ndeshje dhe ne fund te eliminatoreve pritet te sqarohet pastaj edhe pozicioni i tij i metejshem mese do te vazhdoje ne kete detyre apo jo.

Kjo gje eshte bere e ditur sot permes faqes zyrtare te Federates moldave te futbollit.