Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREEni Imami gjen skuadër. Firmos për Flamurtarin

Eni Imami gjen skuadër. Firmos për Flamurtarin

Flamurtari një kantier ndërtimi. Dhe kjo ndodh vit pas viti, sidomos pas një sezoni që mbyllet pa u arritur objektivi.

Fillimisht iu dhanë frenat e drejtimit trajnerit të ri, Emiljano Çela, një personazh karizmatik, që ka marrë vlerësime për punën e tij në Kategorinë Superiore në stolin e Kastriotit, pavarësisht se sezoni i kaluar u mbyll me rënien nga kategoria: me “miellin” që kishte, atë buke mund të bënte.

Periudha e rindërtimit nisi me prezantimin e afrimeve të para: Silvio Zogaj, Antonio Ilieski, Elvi Berisha dhe Aldo Teqja. Këtë të mërkurë, klubi vlonjat, nëpërmjet kanaleve zyrtare, zyrtarizoi edhe afrimin tjetër: të Eni Imamit.

Një emër shumë i njohur i futbollit shqiptar (Dinamo, Tirana, Kukësi, Laçi, Teuta Skënderbeu dhe Vllaznia) jep garanci në qendër të mbrojtjes.

Sezonin e fundit, Imami ishte pjesë e Dinamon, që u rikthye pas një vitit në Superiore, por blutë Imamin “e lanë” në të Parën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments