Bledi Shkëmbi është larguar zyrtarisht nga skuadra e Dinamos. Korçari dha dorëheqjen si trajner i ekipit për shkak të mungesës së rezultateve pozitive.
Eni Imami ka bërë një postim në rrjetet sociale ku falënderon trajnerin e larguar tashmë për mbështetjen dhe kontributin e dhënë.
Qendërmbrojtësi ndjen keqardhje që nuk arriti të bënte më shumë bashkë me shokët e skuadrës, në mënyrë që Shkëmbi të qëndronte më gjatë në krye të 18 herë kampionëve të Shqipërisë. Në postimin e bërë në Instagram nga Imami, shkruhej:
“Ishte kënaqësi këto 6 muaj që isha lojtar nën urdhërat e tua. Më vjen keq që kaq ishte bashkëpunimi yt me ne dhe që nuk të ndihmuam dot për më shumë. Suksese kudo dhe faleminderit për çdo gjë”./newsport/