Eni Imami përfundon në spital. Titullari i mbrojtjes së Dinamos i është drejtuar kujdesit të specializuar shëndetësor pasi ethet dhe temperatura deri 40 gradë e kanë detyruar mëngjarashin të marrë serume.
Fill pas ndeshjes me Vllazninë lojtari është ndierë keq, teksa nuk dihet ende nëse është I prekur nga viroza apo covid.
Pak ditë më parë te Dinamo dyshuan për coronavirus, me portierin Bakaj që kishte të njëjtat simptoma me Imamin. Testi covid rezultoi negativ për portierin, teksa alarmi te Dinamo ra për prekje nga virusi që ka paralizuar botën.
Me gjasë Imami do jetë jashtë për sfidën me Skënderbeun, që luhet nesër në Elbasan (16:45)./newsport/