Vllaznia bëri një sezon të mirë në Superiore. Ekipi shkodran u pozicionua e dyta në rënditjen përfundimtare të kampionatit, ndërsa është në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku do masë forcat me Skënderbeun.

Një nga protagonistët e këtij sezoni është Eni Imami, i cili ka zhvilluar paraqitje të mira nën drejtimin e Brdaric.

Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa e quan të dhimbshëm faktin se ajo që i mohon titullit kësaj skuadre është vetëm golavarazhi. Imami uron edhe Teutën, për titullin kampion. Gjithashtu, premton një trofe, atë Kupës.

Postimi:

nji nga kampionatet m tbukra t viteve t fundit me 3 ekipe qe luftuam deri n sec e fundit , per t ardhur keq e dhimbshme do thoja qe jemi t dytet per golavarazh por prandaj e dashurojm kte sport se eshte i paparashikueshem, urime skuadres kampione dhe shokve te mi atje fair play esht kryesor ne kete sport!

Falemnderit Shkodres pa perjashtim nga fmia me i vogel deri te mosha me e madhe per mbeshtetjen! Kemi nje finale para dhe ju premtoj qe nji trofe do e sjellim n qytet!