Eni Imami ishte ndër më të mirët në fushë në radhët e Vllaznisë në ndeshjen kundër Partizanit, e mbyllur me shifrat 0-0.
Qendërmbrojtësi kryeqytetas ka zhvilluar deri më tani një edicion pozitiv duke fituar një fanelë titullari me trajnerin Thomas Brdariç.
Shtatlarti ishte mbrëmë i ftuar në Presing, panel në të cilin nuk kurseu lëvdatat për Mentor Mazrekajn. Ai e tha hapur që i pëlqen shumë si lojtar, ndërsa në formë batute tregoi se u qetësua që do të mungojë në ndeshjen e tyre.
“Unë e kam shumë qejf Mazrekajn si futbollist. Luan një futboll shumë të bukur. Tani që po e marr vesh që nuk do të jetë ndaj nesh për shkak kartonash, mund të them shyqyr”, përfundoi duke qeshur Imami./newsport/