Enis Çokaj, mesfushori i kombëtares që aktivizohet për Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci ka folur për emisionin Sport Magazine, ku zbulon se këtë verë preferon të provojë një eksperiencë të re.

“Kampionati europian është gjithmonë kënaqësi e veçantë. Tani presim që të luaj Kroacia dhe shpresojmë për një fitore. Këtu në Kroaci shohim makinat me flamuj që mbështesin Kroacinë rrugës. Modriç? Është edhe pak i vjetër, është edhe mosha vetë”.

E ardhmja- “Po pres që të largohem këtë verë. Shpresojmë se mund të kemi ndonjë lëvizje, por është menaxheri ai që e di. Besoj se do të jetë ndonjë vend këtu afër”, tha Çokaj.

Ai ka kaluar dy sezone te shkelqyera tek Lokomotiva e Zagrebit dhe tashme po sheh mundesine per te shkuar ne nje kampionat me te forte. Ofertat nuk i kane munguar megjithate do te jete merkatoja e kesaj vere qe do te vendose.