Para ndeshjes me Egnatian, situata ne kampin e Vllaznise eshte optimiste. Afrimi ne krye te pankines shkodrane te trajnerit Mirel Josa, duket se ka sjelle me shume moral prane skuadres.
Ajo qe qeteson ne njefare menyre edhe trajnerin Mirel Josa eshte se me perjashtim te kapitenit Erdenis Gurishta dhe te sulmuesit Fahrudin Gjurgjeviç, pjesa tjeter e ekipit pritet qe te jete e plote.
Gurishta dihet qe eshte i pezulluar pas kartonit te kuq te marre ne ndeshjen e fundit ndaj Tiranes. Nderkohe qe, ende nuk ka garanci nese maqedonasi do te riaftesohet per ndeshjen finale te Kupes se Shqiperise ndaj Laçit, pas shqetesimit qe ka pasur ne pulpe.
Tashme mbetet per t’u pare se cila do te jete 11-shja qe stafi teknik do te hedhe ne fushe nga minuta e pare per ndeshjen ndaj Egnatias, e cila eshte vleresuar maksimalisht ne kampin shkodran.
Maringlen ZHIVANI