Vllaznia ka mbyllur pasditen e sotme edhe nje tjeter dite pergatitje per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje te premten ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj kampioneve te Teutes.

Kjo seance eshte zhvilluar ne fushen sportive te Golemi dhe nga ajo qe kemi konstatuar, ka patur te beje me faktin se ne dispozicion te stafit teknik kane qene te gjithe futbollistet, perfshi ketu edhe ata qe kane qene te demtuar.

Ne rradhet e kuqebluve eshte verejtur seriozitet ne stervitje, por njekohesisht edhe entuziasem. Fitorja ne Laç “u ka bere mire”, megjithate ata nuk kane nder mend te nguten.

Po i japin vleresimin e duhur kundershtarit te rradhe, te cilin e kane te qarte ne fakt se eshte shume i veshtire per t’u mundur. Megjithate besimi ekziston per nje triumf edhe ne javen e dyte te “Abissnet Superiore”.

Per ndeshjen Vllaznia- Teuta interesimi ne Shkoder duket i madh, pavaresisht edhe disa pakenaqesive per çmimet e biletave, megjithate tifozet kuqeblu nuk do ta braktistin skuadren e tyre te zemres./SHKODRA-SPORT.COM/