E mbylli sezonin me nje gol shume te bukur te shenuar ne minuten e 93-te te ndeshjes ndaj Luftetarit, gol ky qe ishte i gjashti per te ne kampionatin e sivjetem me Partizanin.

Behet fjale per mesfushorin me tipare sulmuese, shkodranin Erald Çinari i cili kete sezon ka luajtur vetë 657 minuta lojë, por sërish ia ka dalë të jetë vendimtar, duke shënuar 6 gola.

Ajo dopietë në derbi për t’i dhënë titullin Partizanit është padiskutim një nga momentet më të bukura për Çinarin te Partizani, i cili për vitin e tij të parë me “Demat”, tha për RTSH Sport:

“Te Partizani, e kam ditur që në fillim që do të ketë shumë konkurrencë. Gjithsesi, jam munduar të jap maksimumin dhe të tregoj se dua minuta. Në fund, vendos trajneri.

Jam munduar të bëj maksimumin në çdo moment që më është dhënë mundësia. Falë punës së palodhshme dhe ndihmës së Zotit, kam arritur të shënoj ato gola”, u shpreh Çinari.