Erald Maksuti foli pas ndeshjes, që Flamurtari e barazoi 1 me 1 ndaj Tiranës. Ishte Maksuti, që u shfaq si kapiten te vlonjatët, i cili fitoi penallti dhe e ktheu në gol kur luheshin minutat e fundit.
“Jam me parimin, qëkur kam veshur fanellën e Flamurtarit, e di çfarë peshe ka kjo fanellë. Mundohem të marr përsipër situata, sidomos në sulm për të shënuar gola. Sot në rol të ri si kapiten, do kem më shumë përgjegjësi. Prapë nuk duhet të vendosemi në presion.
Penalltia? Këtë radhë ishte e vendosur që në fillim që do gjuaja unë penalltinë. Ndihet pesha e dy penalltive të humbura, por futbollistët janë profesionistë dhe këtë peshë duhet të marrin përsipër. Atë moment mendova se do ishte 100% gol.
E kam thënë dhe vazhdoj ta them prapë që jam sulmues në qendër, por normalisht trajneri vendos aty ku ka nevojë. Dhe trajneri e kuptoi që mund të isha më i rrezikshëm si pjesë e zonës. E lexoi shumë mirë lojën, ishte vendim i mirë dhe besoj e shpërbleva.
Besoj se nga presioni dhe renditja, luajmë dhe në stadiumin tonë që tifozët presin më shumë nga ne dhe ndoshta na jep pak ngërç në këtë moment. Kur fillojmë dhe zotërojmë topin, sikur lirohemi dhe rritet vetbesimi. Ky mund të jetë problemi.
Unë kërkoj gjithmonë më shumë nga vetja, mundohem që të shënoj sa më shumë. Në këtë moment është kryesore që të ndihmoj ekipin. Do isha më i kënaqur që të shënoja më tepër gola.
Situata në dhomën e zhveshjes? Situata është normale. Jemi profesionistë, kemi dy trajnerë të mirë që e mbajnë shumë mirë grupin”, u shpreh Maksuti për “RTSH”.v


