Ne fillim te kesaj jave u prezantua te “Basania FC” ku iu besua drejtimi i ekipit U15 qe ne sezonin e ri do te marre pjese ne Kategorine Superiore te kesaj grupmoshe, por Ergi Borshi ka punuar vetem 5 dite me kete ekip.

Kjo sepse diten e djeshme eshte zyrtarizuar ne postin e zevendestrajnerit dhe video-analistit te ekipi Vllaznia U21 ku do te punoje perkrah anglezit Dean Paul Sibson.

Borshi duket se ka gjetur me pare akordin me drejtuesit e Basanias per te mbyllur fillimisht marreveshjen me ta dhe me pas, per te kaluar te Vllaznia.

Per kete arsye ai permes nje statusi te shperndare ne rrjetet sociale, do te njoftonte per punen e tij te re dhe njekohesisht ka falenderuar te gjithe drejtuesit e Basanias. Ja çfare shkruan ai:

“Pershendetje miq!

Duke filluar nga java e ardhshme do jem pjese e ekipit Vllaznia U-21 ne rolin e zv.tranjerit. Mundesi qe mu krijua ne momentet e fundit nga drejtuesit e klubit Vllaznia. Gjej rastin te falenderoj nga zemra presidentin e ekipit Basania z.Ermir Shimaj per korrektsine, respektin, mikepritjen dhe mundesine qe me dha te stervis ekipin u-15 Basania, por gjithashtu me mbeshteti fort ne kete rrugetim te ri.

Gjithashtu drejtorin teknik Z.Ditmar Jubica dhe drejtorin sportiv z.Safet Osja dhe gjithe stafin e Basania F.C. Ju falenderoj edhe nje here nga zemra dhe i uroj shum suksese”