Ditën e sotme në stadiumin “Elbasan Arena”, kanë dalë në një konferencë për shtyp dy futbollistët e kombëtares U-21, Eridon Qardaku dhe Leonardo Maloku. Kuqezinjtë folën në lidhje me grumbullimin, përgatitjet që po zhvillon tekniku Bushi dhe pritshmëritë për sfidën ndaj Kosovës, më 15 tetor në Elbasan.

Duke folur para gazetareve, mesfushori shkodran Eridon Qardaku që aktivizohet në radhët e ekipit të Bylis në Kategorinë Superiore u shpreh:” Skuadrës kombëtare U-21, nuk i ka munguar asgjë, për ne është detyrim fitorja, kushtet janë shumë të mira.

Gjërat janë pozivitive, ne po përmirësohemi në disa aspekte, edhe sipas analizës që kemi bërë më trajnerin gjatë përgatitjeve tona. Ndeshjen e radhës ndaj Kosovës duhet të bëjmë kthesën, e të shpresojme deri në fund të eliminatoreve.”