Portieri shkodran Erind Selimaj po ben paraqitje shume te mira me ekipin e tij te ri, Flamurtarin e Prishtines. Ne ndeshjet e Superliges se Kosoves, ai eshte shfaqur protagonsit me pritjet e bera dhe ne kuadrin e javes se trete te ketij kampionati, ai ka merituar nje vend ne 11-shen me te mire te saj.

Ka ndodhur keshtu pas fitores qe Flamurtari arriti ne fushen e tij me Ferizajn me rezultatin e ngushte 1-0. Duhet thene se miqte e kane vene ne veshtire ne disa raste porten e Flamurtarit megjithate Erind Selimaj me pritjet e bera ka rezultuar te jete protagonist dhe ka nje merite te madhe ne sigurimin e ketij trepikeshi qe ishte i pari per ekipin e tij.

Selimaj la Vllaznine ne fund te sezonit te kaluar pas perfundimit te kontrates me te dhe ndermori inisiativen per te nisur nje aventure te re ne Kosove, aty ku Flamurtari i ofroi nje kontrate dhe duket se nuk po e zhgenjen.

30 vjeçari ka nje karriere te gjate ne disa ekipe te futbollit shqiptar dhe tashme ne kampionatin kosovar po mundohet te beje te njejten gje, per te treguar vlerat e tij dhe per ta ndihmuar Flamurtarin ne arritjen e objektivit.
www.shkodrasport.com