HomeKRYESOREErkand Qerimaj shpallet Kampion i Mesdheut

Erkand Qerimaj shpallet Kampion i Mesdheut

Peshengritesi shkodran Erkand Qerimaj arrin nje tjeter sukses ne arenen nderkombetare. Ne garat e zhvilluara sot ne San Marino te vlefshme per Kupen e 12-te Mesdhetare, ai ka zene vendin e pare ne peshen 81 kg dhe eshte shpallur kampion duke merituar medaljen e arte.

Paraqitja e tij ka qene shume e mire ndonese ne shkeputje e nisi me 151 kg por pa e ngritur dot, por ne proven e dyte ngre me sukses 153 kg dhe po ashtu edhe ne te treten me 156 kg dhe medalje e arte ne kete stil.

Ne shtytje nderkohe ka tre prova te suksesshme duke e filluar me 183 kg, me pas me 187 kg dhe e mbyll me 190 kg. Edhe ketu merr medaljen e arte dhe po ashtu edhe ne dygaresh me 346 kg eshte i pari. Bashke me tre medaljet e arta, Erkandi ka thyer edhe 3 here rekordin mesdhetar.

Nje paraqitje te mire kane bere edhe dy peshengritesit e tjere te kombetares shqiptare, Daniel Godelli me dy medalje te bronzta ndersa Briken Calja ka marre nje medalje argjendi dhe nje bronzi ne peshen 73 kg.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments