Peshengritesi shkodran Erkand Qerimaj ka bere nje paraqitje shume te mire ne turneun nderkombetar “International Naim Soleymanoglu” te zhvilluar sot ne Turqi duke zene tre vende te dyta dhe duke i dhuruar Shqiperise tre medalje te argjendta ne kete turne shume te rendesishem.
Themi te rendesishem sepse perveçse ne te kane qene pjesmarres shume sportiste te mire nga Europa dhe jo vetem, ky turne ka qene kualifikues per Lojerat Olimpike “Tokyo 2020”.
Perveç tre medaljeve te argjendta, Qerimaj ka thyer rrekordin kombetar ne dygaresh duke dhuruar rezultatin me te mire te gjithe karrieres se tij duke ngritur 351 Kg ne dygaresh (158 ne shkeputje dhe 193 ne shtytje).
Duke folur pas ketij suksesi, Qerimaj eshte shprehur: “Falenderoj familjen time per mbeshtetjen, trajnerin tim Zef Kovaçi, Komitetin Olimpik dhe Federaten e Peshengritjes qe mundesuan pjesmarrjen ne garat kualifikuese. Mirenjohes shume edhe per suportin e dhene nga Sport Klub Tirana dhe Muscle Gain Albania. Ngritja e flamurit per mua eshte nje mision shume i rendesishem dhe uroj me zemer te ndihen te gjithe Shqiptaret krenare per arritjen time qe pa dashamiresine dhe perkrahjen tuaj do ishte shume me e veshtire”.