Ernest Gjoka, i ftuar në emisionin “Pressing” në AbcNeës si analist sportiv, është shprehur se ecuria e Bylisit në Superiore është për çudi, e në fakt kampionati shkon me këto ritme deri në fundin e fazës së dytë, ku do të ketë shumë rotacione në lidhje me kreun e renditjes.

Gjoka e nje mire kampionatin shqiptar pasi prej vitesh eshte pjese e tij duke drejtuar disa skuadra, nder te cilat edhe Vllaznine e Shkodres, me te cilen ne fakt nuk ka patur nje ecuri te mire.

Ne analizen e tij ai ka folur per te gjitha skuadrat dhe natyrisht qe eshte ndalur edhe tek Vllaznia, ku ka vleresuar punen qe po ben trajneri Mirsad Jonuz.

“Ne presnim që ekipe si Tirana, Kukësi, apo edhe Partizani të mbanin ritmin. Bylis është për çudi, Vllaznia ka një trajner që po i merr skuadrës më shumë se maksimumin. Teuta mendoj se po bën mirë deri më tani.

Në këto momente duhet të kenë të gjitha shumë kujdes dhe janë të gjitha për t’u mundur. Sivjet është stopuar çdo gjë, nuk ka një skuadër që shkëputet. Prape gara është shumë e hapur dhe do na japë kenaqësi deri në fundin e fazës së dytë me këtë rotacion”, është shprehur Gjoka.