Vllaznia është në një moment të vështirë, teksa ardhja e Ernest Gjokës në krye të pankinës nuk ka sjellë ndryshim tek kjo skuadër. Përveçse janë duke luftuar me mbijetesën në Superiore, Vllaznia është eliminuar dhe nga Kupa e Shqipërisë nga klubi i Tiranës sepse fitorja e sotme nuk i ka mjaftuar. Në një intervistë për mediat pas përfundimit të ndeshjes, Gjoka është dukur mjaft i shqetësuar për rezultatin e arritur, megjithëse nuk ka nguruar të komplimentoj ekipin për paraqitjen në fushën e lojës.
Ndeshja ndaj Tiranës
“Mendoj se u pa dëshira dhe vullneti i madh i skuadrës për ta fituar këtë takim dhe për të diskutuar kualifikimin. Ky është futbolli por skuadra ka dhënë më të mirën dhe kjo duhet vlerësuar.
Tensioni ndaj arbitrit
Ishte një tension i kuptueshëm në minutat e fundit të takimit. Mund të konsiderohet si një pjesë e mërzitjes së lojës dhe duhet lënë aty.
Tensioni i lojtarëve
Nuk pati asnjë goditje mes ekipeve por thjeshtë një kërkesë llogarie nga ana e futbollistëve të Vllaznisë ndaj arbitrit të ndeshjes.
Objektivi i Gjokës
Nuk janë faji im këto rezultate të Vllaznisë. Gjeta një ekip me probleme, por kërkoja të bëja diçka në këtë skuadër. Ne kemi dhënë maksimumin dhe kjo u pa në ndeshjen ndaj Tiranës. Skuadrën e morëm në ditë të vështirë dhe po mundohemi ta nxjerrim nga vështirësia. Jemi duke u munduar të rregullojmë problemet dhe po presim merkaton për ta arritur këtë gjë. Nëse nuk do të mbështetem në merkaton e janarit, atëherë do të rishikoj pozicionin tim. Ekipi po mundohet ta kalojë këtë pjesë të dobët dhe sot ishte një përgjigje në fushën e lojës.Tashmë duhet të fokusohemi menjëherë në ndeshjen e radhës në kampionat. Dëmtimet na kanë penalizuar shumë nga mbrojtja në sulm, por skuadra duhet t’i lërë pas këto rezultate negative dhe duhet të ringrihet duke dalë nga ngërçi psikologjik.
Tifozët
Ndaj tifozëve jemi borxhli por kërkoj mbështetje prej tyre. Kjo pasi në fund të fundit ekipi i Vllaznisë është ky aktuali dhe nuk bëjmë gjëra më të mëdha.
Paraqitja e Ruqit
Ai ka qenë më herët në këtë skuadër dhe gjatë këtyre periudhe që kemi pasur shumë probleme në mbrojtje, ai ia ka dalë të tregojë vlerat e tij. Nëse Vllaznia vazhdon të luajë në këtë mënyrë,teksa luan me lojtarë që e meritojnë dhe spikaten në fushën e lojës, atëherë automatikisht do të jetë e para”, është shprehur Ernest Gjoka.