Tre javë kampionat janë shumë pak për të kuptuar se cilat do të jenë skuadrat që do të rivalizojnë për Europën dhe për titullin, aq me tepër që dallimet janë fare të vogla mes klubeve të Superligës.

Sipas trajnerit Ernest Gjoka, kampioni me Shkëndijën e Tetovës sezon e shkuar deri tani përshtypje më të mirë kanë bërë Kukësi dhe Vllaznia.

“Më pëlqen Kukësi me organizimin dhe mbajtjen e topit, ndërsa Vllaznia për entuziazmin qe shfaq ne çdo moment te lojes, ne çdo kontakt me topin dhe kjo gje reflektohet ne fushen e lojes. Keto dy ekipe jane paraqitur me mire nga te tjeret deri tani”.

Teksa pret ende të shohë forcën e vërtetë të Tiranës, Partizanit apo Teutës, Gjoka është o zhgënjyer disi në këtë fillim sezoni nga Laçi. “Laçi duhet të ishte promotor i futbollit me ate paraqitje qe beri ne Kupat e Europes por kjo nuk po ndodh”.

E rikthyer në Superligë, Dinamo u trumpetua si pretendentë sa i përket merkatos që bëri, por për Gjokën investimi duhet të maturohet.

Javën e tretë të gjitha ndeshjet përfunduan në barazim. Superliga kryesohet nga Kukësi me 7 pikë, ndjekin Teuta, Vllaznia, Dinamo dhe Tirana me nga 5.