Superliga shqiptare po i drejtohet fundit te saj dhe gara duket e forte. Mbase per titullin, Tirana tashme eshte e avantazhuar, ndersa gara per Europen por edhe per renien, eshte plotesisht e hapur.

Ernest Gjoka, trajneri i njohur i cili ka drejtuar edhe disa skuadra ne futbollin shqiptar, eshte i mendimit se kampionati eshte shume i forte dhe i paparashikueshem. Nje gje te tille e ka bere te ditur ne nje interviste te dhene per mediat.

“Në Superiore kampionati është i fortë dhe i paparashikuar, e tregon vetë situata në 31 javë. Për titullin kampion çdo gjë është e hapur mes Tiranës e Partizanit, për Europën janë tre skuadra që pretendojnë dhe në fund janë po tre skuadra, që kërkojnë të mbijetojnë.

Që kampionati i sivjetëm në Superiore është i fortë dhe i paparashikuar, e tregon vetë situata në 31 javë. Kështu, për titullin kampion çdo gjë është e hapur mes Tiranës e Partizanit, për Europën janë tre skuadra që pretendojnë, dhe në
fundin e renditjes janë po tre skuadra që kërkojnë të mbijetojnë.

Vazhdoj të këmbëngul se pozicionet që kanë skuadrat aktualisht, e meritojnë për atë çka kanë dhënë. Por ende nuk ka mbaruar, e çdo skuadër do të marrë atë që meriton deri në mbylljen e kampionatit. Janë edhe gjashtë ndeshje.

Mendoj se do jetë luftë shumë e fortë për një vend në Europë, dhe kjo mes Vllaznisë, Laçit dhe Egnatias. Por, duke qenë se Kastrioti nuk po dorëzohet në fundin e renditjes, edhe këtu besoj se do jetë një nga pikat më të forta deri në fund.

Kampionia do të përcaktohet shumë pas derbit, ndërsa për Europën do të duket se cila skuadër do të gabojë më pak në ndeshjet direkte me rivalet. Për fundin mendoj se ka pak alternativa mbijetese”- eshte shprehur trajneri Ernest Gjoka.