Trajneri Ernset Gjoka, u shpreh se ndryshimi i shpeshtë i formacionit te Shqipëria, nuk sjell një përshtatje të ekipit kombëtar.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Gjoka deklaroi se Kombëtarja nuk ka qartësi. Sipas tij, kuqezinjtë duhet të kenë boshtin e lojtarëve, diçka që nuk e ka.
Nuk ka problem, pse nuk fitojmë, por pse shpërqendrohemi. Trajneri ka disa vite këtu me këtë skemë. Mendoj se ndryshimi i shpeshtë i formacionit, nuk po sjell përshtatje. Hiq pesë dhe fut pesë, mendoj se edhe ky është defekt. Reja e ka kaluar ciklin, për të futur taktikën në skuadër.
Nuk shikoj gjendjen e skuadrës, që ai e shikon nga afër. Unë jam i dashuruar me Kombëtaren dhe dua rezultat. Ne duhet të kemi një Kombëtare dhe një grup. Nuk ka qartësi kombëtarja jonë. Skuadra kombëtare duhet të ketë boshtin e vetë.