Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREErnest Muçi është në kulmin e formës, gati për një rekord të...

Ernest Muçi është në kulmin e formës, gati për një rekord të ri

Ernest Muçi është kthyer në kryefjalën e futbollit turk në këto javë të fundit, pasi po shënon me një rregullsi mbresëlënëse duke siguruar pikë të rëndësishme për skuadrën e cila është kthyer në pretendente për titullin kampion duke rivalizuar me Gallatasarajn.

Muçi ka shënuar 6 gola në 4 ndeshjet e fundit, duke qenë protagonist direkt i 10 pikëve të siguruara nga Trabzonspor për të mbetur në këtë garë për titullin. Kjo është hera e parë në karrierën e Muçit që shënon në 4 ndeshje radhazi në kampionat, gjë që tregon më së miri formën e sulmuesit.

Duke qenë në kuotën e 6 golave, Muçi është vetëm një gol larg sezonit të tij më të mirë në një edicion futbollistik.

Ai ka shënuar 7 gola në sezonin 2019-2020 me Tiranën në Superiore, ndërsa ka realizuar po këtë numër golash të ndarë mes Legia Vershavës dhe Beshiktashit në sezonin 2023-2024. Kësisoj, atij i duhet të gjejë vetëm 2 herë të tjera rrjetën në edicionin aktual, për të regjistruar një rekord të ri dhe me formën që po kalon, kjo arritje nuk duhet të jetë shumë larg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments