Saturday, February 14, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREErnest Muçi nuk di të ndalet, sulmuesi i shënon edhe Fenerbahçes

Ernest Muçi nuk di të ndalet, sulmuesi i shënon edhe Fenerbahçes

Ernest Muçi po kalon sezonin më të mirë në karrierë. Sulmuesi i Kombëtares vazhdon të shënojë rregullisht te Trabzonspor, diçka që e ka arritur edhe këtë fundjavë.

Futbollisti kuqezi, gjeti rrugën e rrjetës ndaj Fenerbahce. Në minutën e 6-të, Muçi i dha avantazhin skuadrës së tij.

Pas një topi të gjatë të marrë, shqiptari gjuajti bukur dhe ia doli të mposhtë portierin mik. Ky gol, bëri që të shpërthejë festa e madhe në stadium.

Megjithatë, Fenerbahce ia doli të përmbysë rezultatin në pjesën e parë, falë dy golave të shënuar nga Talisca dhe Akturkoglu.

Ky është goli i 13-të sezonal për Muçin te Trabzonspor, aty ku luan i huazuar nga skuadra e Besiktas. Megjithatë, vlen të përmendet se skuadra nga Trabzoni ka të drejtën e blerjes së kartonit, të cilën do e aktivizojë në fund të sezonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments