Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk të futbollit ku sot ka shënuar golin e tij të 7 në 6 javët e fundit me fanellën e Trabzonspor.
Në transfertën përballë Gençlerbirligi, sulmuesi shqiptar ishte ai i cili u ngarkua me ekzekutimin e një penalltie në minutën e 67 të duelit, duke realizuar me saktësi për të ngushtuar diferencën mes skuadrave në 4-3.
SHIH VIDEON
Në minutën e 50 ai kishte qenë përsëri protagonist, këtë herë duke dhënë asistin për golin e barazimit të përkohshëm 2-2 të shënuar nga Felipe Augusto me një gjuajtje me kokë.
SHIH VIDEON


