HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREErzeni drejt Superiores por ndeshjet nuk do t'i luajë në Shijak

Erzeni drejt Superiores por ndeshjet nuk do t’i luajë në Shijak

Një nga skuadrat pretendente kryesore për t’u ngjitur për në sezonin e ardhshëm të Abissnet Superiores, vec Bylisit është edhe Erzeni i Shijakut.

Me 18 fitore në 27 ndeshje Nevil Dede duket se i ka bërë të gjtihë të ëndërrojnë për pjesëmarrjen në elitën e futbollit shqiptarë, por me sa duket gjërat mund të prishen menjëherë dhe kjojo ër aspekt sportiv.

Në fund të muajit mars është bërë mbyllja e disa prej kritereve të Licensimit të skuadrave për pjesëmarrjen në Europë apo edhe në kategoritë e ndryshme të futbollit tonë. Vec kriterit, sportiv, financiar, administrativ dhe ligjor një ndër kriteret e rëndësshme sidomos për kategoritë që vijnë nga pas është ai infrastukturës.

Dosja.al ka mësuar ekskluzivisht se stadiumi ku zhvillon ndeshjet Erzeni, “Tofik Jashari”, ka probleme e si rrjedhojë nuk do të mud të licensohet për sezonin e ardhshëm nëse do të luajnë në Abissnet Superiore.

Bëhet me dije se drejtuesit e skuadrës shijakase do të tentojnë të lidhin marrëveshje me drejtuesit e Teutës për të zhvilluar ndeshjet e tyre në stadiumin “Niko Dovana” ose në stadiumin e Rrogozhinës për të mos humbur këtë shans pjesëmarrjeje në Superligë.

Një tjetër skaudër për të cilën me sa duket bashkia nuk ka ndërmend të plotësojë asnjë nga detyrimet e saj infrastrukturore, duke i hequr mundësinë tifozerisë të Erzenit që të jetë e pranishme për të mbështetur ekipin e saj në qytetin e saj.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments