Mesfushori i Vllaznisë, Esat Mala foli pas fitores 3-1 ndaj Partizanit në Kupën e Shqipërisë. Ai u shpreh se rezultati sdo të thotë asgjë dhe se “demat” mund të ndryshojnë gjithçka në ndeshjen e kthimit.
“Me këtë terren, shfrytëzuam rastet tona dhe bëmë një lojë të mirë, nuk shpërdoruam mundësitë që patëm duke shënuar. Pas golit të parë, patëm raste dhe jam i lumtur që na doli goli i dytë.
Rezultati s’do të thotë asgjë, ndeshja e kthimit luhet në fushën e tyre dhe mund të ndryshojë gjithçka. Kur luhet me dy ndeshje, është e vështirë, nuk do shkojmë me mendimin që jemi në avantazh.
Çoba e ka treguar veten, luajti mirë, ka shumë cilësi. Dhe Kaina bëri detyrën e tij dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Unë i kam bashkëlojtarë dhe bashkëpunojmë shumë mirë”, u shpreh ai për “Oversport”.