Mbrojtësi i majtë i Vllaznisë, Esin Hakaj, e quan të hapur çështjen e kalimit në finale të Kupës së Shqipërisë. vxcBarazimi në momentet e fundit ndaj Egnatias duket se më shumë ka rritur edhe optimizmin në kampin shkodran. Vllaznia, pavarësisht se nuk është në atë lartësi që duhet, sipas mëngjarashit, krijon një volum të madh loje dhe kjo mënyrë loje do të bëjë që të vijë edhe finalizimi.

Ai ka besim se të dielën kuqeblutë do të arrijnë të marrin fitoren e parë sezonale ndaj Egnatias duket e kaluar ekipin rrogozhinas në renditje dhe marrë vendin e tretë pas shumë javësh pranë mesit të renditjes.


Sa shanse keni për kualifikimin në betejën e dytë në Rrogozhinë?

Gjithçka është e hapur për sa i përket kualifikimit. Egnatia është një ekip shumë i mirë, këtë e pamë edhe në këtë ndeshje. Prandaj atje duhet të jemi më të kujdesshëm dhe të kërkojmë të arrijmë atë që duam. Jam i bindur se kemi forca për të arritur kualifikimin.

Të dielën jeni sërish përballë Egnatias, këtë herë në kampionat. Ka ardhur koha tani për një fitore?

Normalisht që po. Na ka shkuar shumë gjatë madje. Megjithatë, mund të them se duhet të bëjmë kujdes në radhë të parë dhe të mos ngutemi si në përballjen e parë të gjysmëfinales së Kupës. Shpresoj dhe besoj që gjërat të ndryshojnë dhe të dielën të arrijmë një fitore e ta parakalojmë Egnatian në renditje.