Partizani do të luajë nesër ndeshjen e parë të Ligës së Europës përballë Mariborit, në kuadër të turit të parë eliminator.

Për këtë sfidë, tekniku i të kuqve, Skënder Gega ka dorëzuar në UEFA listën me futbollistët e grumbulluar, ku mes atyre që ishin pjesë e sezonit të kaluar, ka edhe disa emra të rinj, ndërkohë që konfirmohet mungesa e Edgar Çanit.

Përveç sulmuesit shqiptar, një tjetër mungesë e rëndësishme, është ajo e Lukas Kardozos, duke qenë se sulmuesi brazilian pësoi një dëmtim ndaj Kamzës, gjatë sezonit të shkuar dhe u detyrua të qëndronte jashtë për disa muaj.

Ndërkohë, Milan Culum duket se i ka dhënë fund zyrtarisht me Partizanin, duke qenë se është lënë jashtë Europës nga Gega.

Pjese e kesaj liste te te kuqve eshte edhe nje futbollist shkodran. Behet fjale per mbrojtesin e majte Senad Hysenaj.

Ai iu bashkua Partizanit ne janar dhe konsiderohet pjese e rendesishme e se ardhmes te kesaj skuadre/ Vipsport/

Lista e plotë:

Portierë

Dashamir Xhika (1)

Alban Hoxha (12)

Ergys Hida (98)

Mbrojtës:

Egzon Belica (2)

Renato Gojkoviç (5)

Rron Statovci (15)
Labinot Ibrahimi (22)

Senad Hysenaj (28)

Eneo Bitri (33)
Sotiq Atanda (36)

Renato Kalari

Mesfushorë:

Gerhard Progni (7)

Henri Çimauçen Okebugu (8)
Jasir Asani (10)

Jurgen Bardhi (11)

Bruno Telushi (17)

Lorenc Trashi (19)

Esat Mala (20)

Ardit Hila (27)

Sulmues:

Stefan Nikoliç (9)

Besart Abdurrahimi (90)