Kaos në klubin italian, Palermo. Skuadra e cila militon në Seria B italiane po vuan krizën ekonomike që ka përfshirë Italinë, ndërkohë që problemet nuk kanë të sosura për ta.

Pas arrestimit të ish-presidentit të tyre, Maurizio Zamparini dhe barazimit 0-0 kundër Foggia që i shkaktoi humbjen e kryesimit të kampionatit, te Palermo po përballet dhe me prapambetjen e rrogave.

Shoqëria që mori presidencën e saj Sport Capital Group premtoi se do të investojë rreth 15,000,100 paund kapital në Palermo Football Club SpA, por që vetëm 100 paund janë depozituar deri më tani.

Një skemë mashtrimi që pritet të shkaktojë kaos te Palermo, e cila kërkon medoemos ngjitjen në elitën e futbollit italian./newsport/