E ka aktivuar ne minuten e 56-te ne vend te Adilit, atehere kur ndeshja ishte mbyllur ngaqe Vllaznia udhehiqte 4-0 dhe padyshim ishte momenti i duhur per t’i dhene debutimin me fanellen kuqeblu.

E kemi fjalen per djalin e trajnerit Thomas Brdariç, Timin. Ai ka ardhur ne Shkoder gjate merkatos se janarit dhe eshte federuar me ekipin Vllaznia U21 me te cilin luan rregullisht.

Kuptohet qe ideja e teknikut kuqeblu per ta sjelle te birin ne Shkoder ka qene thjesht per t’i dhene eksperience atij sepse kuptohet qe eshte vetem 20 vjeç dhe ka ende per te mesuar.

Por Tim ne debutimin e tij me Vllaznine sot beri nje performance shume te mire ne ato 34 minuta qe luajti. Jo vetem ne mbrojtje ku i zgjidhi me qetesi disa situata qe u krijuan, por edhe me shume sesa kaq.

Ne goditjet standarte, ai ka shenuar dy here. Ne te paren, goli i tij i shenuar me koke u anullua dhe nuk u mor shume vesh per pozicion jashte loje apo faull ndaj kundershtarit.

Por ne rastin e dyte ishte ndryshe. Topi mbeti ne zone dhe aty Tim Brdariç ka goditur fort me te djathten e tij duke e derguar topin ne rrjete. Pas ketij momenti padyshim qe per futbollistin gjerman kishte nje gezim te madh te cilin ai e ndau me te gjithe shoket e ekipit.

Jo vetem kaq. Feste ka patur edhe ne pankine aty ku Thomas ka marre pergezimet e te gjitheve. Nderkohe, Tim nuk ka hezituar te vrapoje rreth 70 metra dhe t’i afrohet pankines duke festuar me te atin.

Kuptohet nje feste e ligjshme por edhe ai vete e di se nuk mund te marre kurre famen e Thomas i cili ka luajtur me ekipet e mira te Bundesliges gjermane por edhe me kombetaren e ketij vendi./SHKODRA-SPORT.COM/