Lacio ka mposhtur Interin me rezultatin 0-1 në kryendeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serisë A. Goli i Milinkoviç-Saviç në minutën e 13-të i dhuroi fitoren skuadrës së Inzagit që e sheh veten në vendin e 5-të në kuotën e 48-pikëve.
Kujtojmë që skuadra e kaltër ka edhe një sfidë më pak se rivalët e tjerë, teksa “lufta” për një vend në Champions sapo ka nisur. Nga ana tjetër zikaltërit, humbën shansin ideal për të thelluar diferencën nga Milani, duke vënë në rrezik vendin e tretë.
Vlen për t’u përmendur paraqitja fantastike e Thomas Strakoshës në sfidën e sotme, i cili rezultoi vendimtar me pritjet e tij.
Ndërsa nga ana tjetër, të kaltërit e Inzagit janë të dënuar për “fitore”, për të parakaluar Romën në renditje, pasi në rast të kundërt, gjërat do të vështirësoheshin së tepërmi për sa i përket rrugës drejt Championsit.
FT| INTER-LACIO 0-1
Milinkoviç-Saviç 13′