Boksieri shkodran Kristian Jubani arrin nje tjeter rezultat te shkelqyer dhe fiton edhe ne gjysmefinale duke siguruar ne kete menyre finalen e peshes -40 kg ne Kampionatin Europian U14 qe po zhvillohet ne Maribor te Sllovenise.
Pasditen e sotme ai ka patur perballe boksierin gjerman Aron Rakk ndaj te cilit ka fituar me rezultatin 4-1. Vetem nje arbiter grek i ka dhene fitoren 29-28 kundershtarit te tij, ndersa kater te tjeret, pikerisht arbitrat nga Hungaria, Azerbajxhani, Polonia dhe Anglia i kane dhene fitoren Jubanit me rezultatet 28-29, 27-30 27-30 dhe 28-29.
Ne kete menyre, 14 vjeçari shkodran qe ka lindur ne Irlande por qe ka vendosur te perfaqesoje Shqiperine, ka arritur nje rezultat historik: Kualifikimin per here te pare ne finalen e nje Kampionati Europian te kesaj grupmoshe.
Ne kete menyre, Kristian Jubani e ka te sigurte medaljen e argjente qe serish eshte nje sukses i madh, megjithate pas pak ditesh do te tentoje edhe fitoren e medaljes se arte ne finalen e peshes -40 kg kur perballe do te kete boksierin nga Ukraina Mykhailo Sydorenko.
Numri i medaljeve per Shqiperine ne evenimentet e rendesishme europiane zgjerohet edhe me shume dhe tashme kemi te sigurte edhe nje medalist te argjendte (duke shpresuar deri ne fund qe te jete edhe i arte) ne Europianin e 14 vjeçareve qe perfundon pas 3 ditesh ne Slloveni.
Gjergj KOLA