Një lajm shumë i mirë për futbollin shkodran ka mbërritur ditën e sotme. Fusha sportive “Reshit Rusi” më në fund do t’i nënshtrohet rikonstruksionit dhe në të do të vendoset tapeti i ri sintetik.

Ai ka mbërritur paraditen e sotme në ambjentet e kësaj fushe dhe “Shkodra Sport” ju sjell edhe fotot ekskluzive. Mësohet se shtrimi i tij do të nisë menjëherë pas ndeshjes së Kupës në mes Vllaznisë dhe Labërisë që luhet të mërkurën e ardhshme.

Kërkesat e vazhdueshme të klubit Vllaznia më në fund kanë gjetur aprovimin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe tapeti i ri ka ardhur.

I vjetri në fakt kishte vite që ishte degraduar tërësisht sepse kanë kaluar plot 12 vjet nga shtrimi i tij dhe ai kishte sjellë edhe shumë dëmtime të futbollistëve.

Por me ardhhen e tapetit të ri tashmë gjërat do të jenë krejt ndryshe. Mësohet se shtrimi i tij do të zgjasë disa ditë dhe fusha e re pritet të jetë e gatshme në fund të muajit tetor./SHKODRA-SPORT.COM/