Fitorja ndaj argjentinasit Marcos Antonio Aumada mbremjen e se shtunes ne ringun e Tetoves, “e ka çuar ne qiell” boksierin shkodran Nelson Hysa. Themi keshtu sepse kampioni shqiptar nga vendi i 163-te qe ka qene deri para pak ditesh, ne vendin e 67-te!!!

Nje ngjitje fantastike prej gati 100 vendesh dhe per me teper duke bere realitet premtimin e vete Nelsonit ne fillim te ketij viti se do te renditej brenda 2023-shit ne top-100 te Botes.

Dhe jo vetem kaq. Duke qene tashme i pozicionuar ne vendin e 73-te (renditja ndryshon çdo dite ne varesi te ndeshjeve te boksiereve nga e mbare bota) ai eshte “mbreti” i boksiereve shqiptare te peshave te renda ne rruzullin tokesor. Dhe te mos harrojme se gjithçka e ka nisur para nje viti duke qene i pozicionuar ne vendin e 1300 ne bote.

Ne vend te dyte eshte Kristian Prenga qe renditet i 98-ti ne Bote, ne te tretin Sefer Seferi i 168-ti, ne vend te katert shkodrani tjeter Christian Demaj dhe ne te pestin Ergal Elezaj.

Fakti qe Nelson Hysa ngjitet kaq lart, duke jetuar dhe duke u stervitur ne Shqiperi, eshte treguesi me i mire i perkushtimit dhe pasionit te jashtezakonshem te ketij sportisti qe ndonese ne moshen 38 vjeçare brenda vetem nje viti ka arritur te fitoje 10 ndeshje ne boksin profesionist dhe sot ndodhet i pozicionuar ne vende shume komode ne ranglisten boterore, vende qe ndoshta as ne enderr ai apo dhe shume boksiere te tjere shqiptare nuk e kishin pare veten.
Gjergj KOLA